top of page

Kongresi i 9 i Onkologjisë

Shoqata Mediko Onkologjike Shqiptare organizon Kongresin e saj të 9 Kombëtar. Pagesa 3'000 All për mjekët, 1'000 All për specializantët dhe infermierët.

Kongresi i 9 i Onkologjisë
Kongresi i 9 i Onkologjisë

Time & Location

23 shk 2024, 8:30 e paradites – 24 shk 2024, 3:40 e pasdites

Hilton Garden Inn Tirana, Bulevardi Gjergj Fishta 146, Tirana 1001, Albania

About the event

23 Shkurt 2024

08:30 – 09:00 Regjistrimi

09:00 – 09:20 Fjalë Përshëndetëse

Presidente e Shoqatës Mediko-Onkologjike Shqiptare, Prof. Asoc. Silvana Çeliku

Panelistët e ftuar

Sesioni 1 – Salla Butrinti

Tumoret e veshkave

Moderatorë: Prof. Majlinda Ikonomi, Dr. Ibrahim Avdia, Dr. Shk. Enkelejda Çuedari

09:20 – 09:40 Epidemiologjia e kancerit të vezikës urinare, kancerit të veshkes, dhe kancerit të prostatës në Shqipëri – Dr. Shk. Kozeta Filipi

09:40 – 10:00 Rastet e para të nefrektomive radikale laparaskopike për tumoret renale.

Përvoja jonë. – Dr. Bilbil Hoxha

10:00 – 10:20 Diagnoza histologjike e pasuruar me profilin molekular: Bashkimi që bën diferencën. – Prof. Vincenzo Canzonieri

10:20 – 10:40 Trajtimi i kancerit të avancuar renal. Rekomandimet e fundit ndërkombëtare dhe përvoja jonë e trajtimit me Inhibitorët e Tirozinë Kinazës – Dr. Bledi Kreka

10:40 – 11:00 Përgjigjia patologjike në pacientët e trajtuar me trajtim sistemik para nefrektomisë citoreduktive. – D.Sh.M Alketa Ymeri

11:00 – 11:30 Pyetje & Diskutime

11:30 – 12:00 Pushim Kafe

11:30 – 12:30 Satellite Symposia – Salla Pajtim Selmani

Sesioni 2/1 – Salla Butrinti

Kanceri i Vezikës Urinare

Moderatoë: Prof. Rezart Xhani, Dr. Shk. Anila Kristo Pema, Dr. Erald Karaulli

12:00 – 12:20 Kanceri i Vezikës Urinare: Diagnoza e kancerit të vezikës urinare – Dr. Shk. Rezart Xhani

12:20 – 12:40 Roli i anatomisë patologjike në kancerin e vezikës urinare, strategjia e orientuar nga markuesit. - Prof. Majlinda Ikonomi

12:40 – 13:00 Kanceri i Vezikës Urinare: nga diagnoza drejt trajtimit – Prof. Dr. Zoran Dzamic

13:00 – 13:20 Terapia neoadjuvante në kancerin e vezikës urinare MIBC – Dr. Shk. Enkelejda Çuedari

13:20 – 13:40 Roli i terapisë mbajtëse në kancerin urotelial të avancuar - Dr. Sh. M. Anila Kristo Pema

13:40 – 14:10 Pyetje & Diskutime

14:10 – 14:40 Pushim Dreke

14:10 – 15:10 Satellite Symposium – Salla Pajtim Selmani

14:40 – 15:10 Prezantime Poster

Profili molekular i kancerit të pulmonit me qeliza jo të vogla në pacientët shqiptarë - analizë fillestare nga EPROPA – Dr. Kleida Mati

"CRYOABLATION" i Kolangiokarcinomës Intrahepatike, pacienti i parë në Shqipëri – Prof. Asoc. Ilirian Laçi

Ecuria postoperatore e të sëmurëve të trajtuar me cistectomi radikale në shërbimin tonë. – Dr. Xhemal Keshi

Gjetjet imazherike në sindromin nefrotik si një sentinelë për sindromin paraneoplazik – Blerina Saraçi (Qirinxhi)

Sesioni 2/2 – Salla Butrinti

Kanceri i Vezikës Urinare

Moderatorë: Prof. Rezart Xhani, Dr. Shk. Anila Kristo Pema, Dr. Erald Karaulli

15:10 – 15:30 Terapitë aktuale në menaxhimin e kancerit metastatik të vezikës urinare - Dr. Emiljana Huti, Hygeia Hospital, Tiranë

15:30 – 15:50 Përzgjedhja e pacientëve për kimioterapi në kancerin e vezikës urinare muskul-invasive: Rëndësia e stafit multidisiplinar, eksperienca jonë, raste  klinike. – PhD Candidate Sotiraq Senjo

15:50 – 16:10 Kanceri metastatik i vezikës urinare, i papërshtatshëm apo që nuk i përgjigjet trajtimit me cysplatine – Prof. Assoc. Eda Tanrıkulu Şimşek, M.D.

16:10 – 16:20 Karcinoma uroteliale e vezikës urinare me ndryshime miksoide të stromës. Njohja histopatologjike e një entiteti të rrallë tumoral. Paraqitje rasti. – Dr. Iva Plaku

16:20 – 16:40 Pyetje & Diskutime

24 Shkurt 2024

Sesioni 3

Kanceri i Prostatës

Moderatorë: Prof. Asoc. Silvana Çeliku, PhD Cand. Orges Spahiu, Dr. Shk. Elvisa Kozma

08:30 - 09:00 Regjistrimi

09:00 – 09:20 Rezultatet e prostatektomisë radikale retropubike në pacientët me kancer të prostatës – Dr. Shk. Aurel Janko

09:20 – 09:40 Inteligjenca Artificiale në Kancerin e Prostatës: Cilat jane projektet? – Lorenzo Memeo, MD

09:40 – 10:00 Trajtimi i kancerit të prostatës me teknika të avancuara të radioterapisë – Dr. Ledio Bregu

10:00 – 10:20 Rekurrenca biokimike në kancerin e prostatës: Një rishikim i literaturës – Dr. Shk. Fatjona Kraja

10:20 – 10:40 Menaxhimi i pacientëve me kancer të prostatës risk mesatar dhe të lartë – Dr. Flutura Proko

10:40 – 11:00 Kirurgjia robotike e kancerit të prostatës. Luks apo ekonomi? – Ilker TINAY, MD, FEBU, FACS

11:00 – 11:30 Pyetje & Diskutime

11:30 – 12:00 Pushim Kafe

11:30 – 12:30 Satellite Symposia – Salla Pajtim Selmani

12:00 – 12:30 Poster Presentation

Ca pulmoni i avancuar me qeliza të vogla dhe orientimi drejt frekuencës së stadit të sëmundjes bazuar në tipin histologjik. – Dr. Riselda Tahiraj

Trombocitoza ekstreme në një palcë aplastike të shkaktuar nga kimioterapia në një pacient me karcinomë me origjine parësore të panjohur. – Dr. Anisa Mone

Sfidat e Diagnostikimit dhe Trajtimit të Kancerit të Vezikës Urinare sinkron me Kancerin e

Kolonit - Rast Klinik – Dr. Juliana Çuni

Endometrioza ureterale, nje diagnozë e komplikuar dhe anashkaluar: Rast klinik. – Dr. Eriselda Kurushi

12:30 – 12:45 Roli i radioterapisë në trajtimin e kancerit oligometastatik të prostatës – Dr. Shk. Elvisa Kozma

12:45 – 13:00 Linja e parë e trajtimit me terapi endocrine në kancerin e prostatës. – Dr. Romeo Bani

13:00 – 13:15 Agjentët e shëndetit të kockave, mekanizmi i veprimit, efikasiteti dhe toksiciteti. – Dr. Amanda Zeko

13:15 – 13:30 Karakteristikat molekulare, linja somatike dhe germinative në kancerin e prostatës – Dr. Ejona Çeliku

13:30 – 13:45 Rirrezatimi paliativ i metastazave kockore në kancerin e prostatës – Dr. Erald Karaulli

13:45 – 14:00 “Përditësimi i protokollit Infermieror në Onkologji” Kanceri i prostates – Msc. Raimonda Lalaj

14:00 – 14:30 Pyetje & Diskutime

14:30 – 14:40 Konkluzione dhe Mbyllje e Konferencës

Shpërndarje e Çertifikatave

Ky event mundësohet nga:

Sponsor Gjeneral: Swixx Biopharma, Megapharm

Sponsor Platinum: Novartis

Sponsor i Artë: Roche, Intermedica, SEMA Consulting Janssen

Sponsori i Argjendtë: Genius Lab, Imi Pharma, Delta Pharma, Bayer, Anadolu, Fufarma, Alb Global Pharma, Ermed

Ky event është në proces akreditimi për kategoritë: Mjekë Onkolog, Anatomo-Patolog, Urolog, Nefrolog, Imazherist, Kirurg, Radioterapeut si edhe mjekët e familjes. 

Kreditet do të jenë proporcionale me kohën tuaj të qëndrimit në kongres.

Share this event

Anchor 2
bottom of page