FARMACEUTIKË & MJEKËSI
Konferenca Shkencore
Fusha e mjekësisë është në zhvillim të vazhdueshëm. Sipas një studimi të vitit 2010, çdo 26 sekonda publikohet të paktën një artikull mjekësor i ri dhe nëse një profesionist i shëndetësisë do donte të lexonte çdo publikim mjekësor, do i duhej të lexonte 5000 artikuj në ditë. Ndaj konferencat shkencore janë një mjet i rëndësishëm për të marrë esencën e të rejave të fundit. Ample ofron shërbimet e saj në organizimin e konferencave shkencore të madhësive të ndryshme.
Trajnime
Në Epokën ku po jetojmë përmirësimi i vetvetes përbën elementin kyç për të ecur përpara. Trajnimet janë një metodë e mirë për të përmirësuar aftësitë, për t’u përditësuar me të rejat e fundit, si edhe për t’u ndjerë më të motivuar për të ardhmen. Ample ofron organizimin e trajnimeve profesionale të personalizuara ose në grup, duke përdorur metoda inovative për një rezultat maksimal.
Fushata Ndërgjegjësimi
Mungesa e informacionit apo ndërgjegjësimit të popullatës për sëmundje të ndryshme jo vetëm ndikon në rezultate negative të sëmundjeve, por gjithashtu impakton edhe cilësinë e jetës. Pavarësisht faktit që tashmë informacioni është lehtësisht i aksesueshëm, janë faktorë të ndryshëm si koha, gjuha apo burimet e ndryshme, të cilat bëjnë që popullata të ketë nevojë për informacione më të përqendruara dhe të sakta rreth shëndetësisë. Ample ofron shërbimet e saj në organizimin e fushatave të ndërgjegjësimit.
Konsulencë Marketingu
Marketingu është një mjet i domosdoshëm në mbarëvajtjen dhe ecurinë e një sipërmarrjeje. Idetë novatore duhet të jenë kryefjala e takimeve për një rritje të shpejtë dhe afatgjatë. Ample ofron konsulencë marketingu të personalizuar nga ekspertë të fushës farmaceutike. Na kontaktoni për të rezervuar një takim.
Media Sociale
Mediat Sociale, si Instagram, Facebook apo LinkedIn janë tashmë hapësirat me më shumë potencial për të reklamuar, informuar apo komunikuar me klientët tuaj potencial. Do donit një ekspert të fushës farmaceutike të menaxhojë rrjetet tuaja sociale? Ample jua ofron këtë mundësi.
Prezantim PPT
Prezantimet Powerpoint në mbledhje, konferenca apo takime të ndryshme mund të jenë arma juaj më e fortë, me dizenjimin dhe strukturimin e duhur. Ample sjell për ju mundësinë që të keni një prezantim profesional, estetik dhe tërheqës për audiencën tuaj.
KORPORATA & INSTITUCIONE
Konferenca
Ka ardhur koha që konferencat edukuese të korporatave dhe institucioneve publike të fushava të ndryshme të shikohen me një sy ndryshe, me syrin e një profesionisti. Shpesh si korporatat, ashtu edhe institucionet nuk kanë burimet e duhura për të punësuar staf të dedikuar për eventet edukuese, por Ample e ofron këtë shërbim sa herë që është e nevojshme.
Lançime
Përshtypja e parë është ajo që godet. Ndaj, kur një produkt, një shërbim apo një sipërmarrje e re do të hidhet në treg, duhet të siguroheni që të lini ndjesitë më të mira tek të klientët tuaj potencial. Ample jua mundëson këtë, për një përshtypje të parë të paharrueshme.
Trajnime Stafi
Elementi kyç për mirëfunksionimin e një kompanie apo institucioni publik është Stafi. Sa më të përgatitur dhe sa më të motivuar, aq më e mirë është performanca totale. Ndaj, Ample ofron shërbimet e saj në organizimin e trajnimeve të ndryshme, për të nxjerrë rezultatet më të mira nga partnerët kryesorë të kompanisë apo institucionit tuaj.
MEA FUTURIS
Krijo biznesin tënd
Periudha që jetojmë ofron mundësitë më të mira për të krijuar një sipërmarrje të re. Të jesh Zot i Vetvetes është një eksperiencë që nuk ka të paguar. Stërvituni me Ample hap pas hapi për të arritur tek klienti juaj i parë.
Prezantimi në Publik
Të flasësh përpara një publiku të gjerë është një aftësi kyçe për çdo njeri që kërkon të arrijë maksimumin e tij në çdo fushë të jetës. Ample ofron një trajnim tërësisht të personalizuar për të çuar në mënyrë të përsosur mesazhin tuaj drejt botës së jashtme.
Karriera Juaj
CV-ja dhe intervista janë hallka të rëndësishme që çdo individ në tregun e punës duhet t’i kalojë. Ample sjell për ju një klasë përgatitore, e cila merret me ndërtimin e një profili fitues në çdo aplikim gjatë karrierës suaj profesionale.