top of page

Politikat e privatësisë

Përshëndetje! Ky dokument ka për objekt t’ju informojë mbi mënyrën e mbledhjes, përpunimit, shpërndarjes, ruajtjes dhe masave të sigurisë që janë marrë për të dhënat personale që deklarohen në faqen web www.ample.al, proçese të cilat realizohen në përputhje të plotë me përcaktimet e kuadrit ligjor dhe rregullator për mbrojtjen e të dhënave personale në Republikën e Shqipërisë. Ju lutem lexoni me kujdes këtë dokument
për të kuptuar më mirë se si zbatohen praktikat tona në lidhje me informacionet personale. Duke përdorur faqen web të Ample, ju bini dakort me praktikat e të dhënave të përshkruara në këtë dokument. Nëse nuk bini dakort me Politikën e Privatësisë, ju nuk mund të vazhdoni të përdorni shërbimet e Ample apo vizitoni faqen e web-it.

 

Çfarë lloj informacioni mbledhim?

Ne mbledhim dhe ruajmë çdo informacion që ju na dispononi nëpërmjet faqes web ose në mënyra të tjera. Këtu mund të përfshihet (emër mbiemër, adresë e-maili, numër telefoni, profesion, etj). Ne mund të përdorim metoda matëse për të marrë informacion rreth lundrimit tuaj në faqen tonë.

 

Mënyra e përdorimit të të dhënave personale që mbledhim

Ne i përdorim të dhënat tuaja personale për t’ju siguruar informacione dhe shërbime të cilat mund të jenë me interes për ju. Ne e përdorim informacionin personal që mbledhim për të komunikuar me ju, për t’ju ofruar ju shërbime, informacione dhe përditësime të tjera.

Siguria

Faqja jonë e web mirëmbahet nga platforma wix.com. Të dhënat tuaja mund të ruhen në bazën e të dhënave dhe në aplikacionet e përgjithshme të wix.com. Ata i ruajnë të dhënat tuaja në server-a të sigurisë së lartë. Gjithashtu Ample është e përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të çdo veprimi që lidhet me të dhënat e perdoruesve, sipas parashikimeve të ligjit nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar dhe çdo akti tjetër të miratuar nga Komisioneri Për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Përditësimet e të dhënave tuaja personale


Me kërkesën tuaj, ne do përpiqemi të përditësojmë, ndryshojmë ose fshijmë informacionin personal që keni mundësuar për Ample. Nëse nuk dëshironi të merrni më përditësime apo njoftime, mund të zgjidhni mosmarrjen e këtyre komunikimeve duke na kontaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ose duke u çregjistruar nga lista e e-mail.


Cookies dhe Javascript

Faqja jonë përdor Cookies dhe JavaScript për të funksionuar. Nëse Cookies dhe JavaScript nuk janë të aktizuara në web browser-in tuaj, faqja web nuk do të punojë siç duhet. Ndaj, rekomandojmë që Cookies dhe JavaScript të jenë gjithmonë të aktivizuara. Faqja jonë është e integruar me shërbime nga palë të treta si Google Analytics për të ofruar një eksperiencë më të mirë. Këto shërbime mund të përdorin Cookies. Ne nuk mbajmë përgjegjësi për politikat e tyre të privatësisë, ndaj do ju luteshim t’i lexonit pranë faqeve të tyre respektive.

Përditësime të Politikave të Privatësisë

Rezervojmë të drejtën për të modifikuar këtë politikë privatësie në çdo kohë, ndaj ju lutem ta rishikoni në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshimet dhe qartësimet do të jenë të efektshme menjëherë pas postimit në faqen web. Duke përdorur faqen web dhe shërbimet e Ample pasi ato janë modifikuar, ju bini dakort me to.

Me anë të informacionit të mësipërm shpresojmë t’ju kemi informuar në mënyrë të plotë rreth politikave të privatësisë, në funksion të përdorimit të faqes web të Ample.

Për çdo kërkesë apo informacion të mundshëm në lidhje me faqen web: www.ample.al, lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mail: pamelagruda@hotmail.com.

 

bottom of page