top of page

Shërbime

20240309 Ample-42.jpg

Farmaceutikë & Mjekësi

20240307 Ample-66.jpg

Korporata & Institucione

IMG_9129_edited.png

Mea Futuris

Numrat tanë

_69A1171.jpg

Pamela Gruda

Founder & Co-Creator

Unë jam Pamela Gruda! Pas një eksperience disavjeçare në botën e korporatës farmaceutike dhe atë akademike, vendosa të krijoj kompaninë Ample, për t'a ndarë dhe zgjeruar pasionin tim rreth Eventeve Edukuese. Për mua, eventet edukuese dhe shkencore nuk janë thjesht grumbullime profesionistësh, por një burim frymëzimi, një mundësi për secilin pjesëmarrës dhe më kryesorja, janë rruga drejt përmirësimit të vetvetes. Eventet janë një pjesë e rëndësishme e çdo institucioni, biznesi apo korporate. Duke filluar nga edukimi i brezave të rinj, drejt zhvillimit profesional të punonjësve dhe atij personal të sipërmarrësve të fushave të ndryshme. Ample është ura përçuese e informacionit në mënyrën më efektive drejt audiencës së një eventi. Gjatë një eventi të organizuar nga Ample synojmë që pjesëmarrësit të ndihen të përmirësuar dhe me dëshirën për të vepruar. Për Ne, të realizosh një event të suksesshëm duhet të kesh arritur të kesh jo vetëm prezencën fizike, por edhe atë mendore dhe emocionale të të gjithë pjesëmarrësve, duke i çuar ata drejt një gjendjeje frymëzimi dhe përmbushjeje pas eventit. Gjatë eventeve Ample synojmë ta përthyejmë kohën dhe t'i japim kuptim asaj. Qëllimi ynë final është që secili të japë më të mirën për realizimin e misionit të tyre. Sa më shumë profesionistë të motivuar të kemi në përditshmërinë tonë, aq më në harmoni mund të jemi të gjithë bashkë dhe njëkohësisht secili me veten tonë.

Jo thjesht evente, por eksperienca...

Na kontaktoni

  • Whatsapp

+355 69 57 71 135

ample.al

  • Instagram
bottom of page