top of page
med rep (Website).jpg

Ky trajnim i dedikohet çdo personi që ka dëshirë të jetë ose është në hapat e parë e të qenit një Përfaqësues Mjekësor. Gjatë seancave të këtij trajnimi do të trajtojmë hap pas hapi se si të zhvillojmë takime sa më efektive dhe si ky rrugëtim t'ju rrisë profesionalisht dhe t'ju krijojë mundësi të reja në tregun farmaceutik dhe mjekësor, duke ju krijuar kontakte direkte me disa nga aktorët kryesorë të kësaj fushe. Trajnimi do të zhvillohet 2 herë në javë, me kohëzgjatje 90 minuta.

 

Program

Seanca 1

  • Profil i Përfaqësuesit/es Mjekësor/e 

  • Benefitet e të qenit një “Med Rep”

  • Klientët potencial

  • Faza parapërgatitore për një takim

 

Seanca 2

  • Çfarë të bësh dhe çfarë të mos bësh gjatë një takimi?

  • Ndërtimi i marrëdhënies me klientët

  • Dëgjimi Aktiv

  • Empatia

 

Seanca 3

  • Produkti që do të prezantoni. Çfarë duhet të dini?

  • Bazat e kërkimit shkencor

  • Praktikë

 

Seanca 4

  • Nga takimi i parë drejt shitjes së parë

  • Ruajtja e marrëdhënies afatgjatë

  • Arritja e “target”

Seanca 5

  • Role Playing

 

Seanca 6 - Event Rrjetëzimi 

  • Gjatë këtij eventi do të keni mundësinë të takoheni me aktorë të rëndësishëm të tregut farmaceutik.

 

Seanca 7 - Seancë Personale 60'

Gjatë seancës personale, do të fokusohemi mbi zhvillimin e pikave të forta të secilit prej jush, dhe personalizimit të mënyrës së kryerjes së takimeve, për të arritur rezultate cilësore dhe afatgjata. Gjithashtu gjatë kësaj seance do t’ju jepet mundësia për të marrë një informacion më të zgjeruar mbi mundësitë e tregut farmaceutik dhe mjekësor.

1-113 (1).jpg

Pamela Gruda

Trajnere

Unë jam Pamela Gruda, me një ekperiencë 8 vjeçare në fushën e Mjekësisë dhe Farmaceutikës. Diplomuar në Fakultetin e Farmacisë, Universiteti i Mjekësisë Tiranë.

Themeluese e Ample, e cila merret me organizimin e eventeve edukuese në fushën e mjekësisë dhe farmaceutikës.

Mbi 4 vite eksperiencë pune pranë Zyrës së Përfaqësisë Novartis, në Shqipëri, pozicionet e mbajtura: Intern, Medical Representative, Medical Advisor/Medical Science Liaison.

Regjistrohu Tani

Faleminderit! Do ju kontaktojmë së shpejti!

Pagesa: 

Nga 300€ bëhet 200€/person nëse regjistrohesh nga kjo faqe!

Afati i fundit për t'u regjistruar 10 Nëntor 2023.

Trajnimi fillon më datë 13 Nëntor 2023.

Për t'u regjistruar plotësoni formularin me të dhënat tuaja ose na kontaktoni në numrin +355695771135.

bottom of page