top of page

MUZ Tirana

Një event ndryshe nga çfarë keni parë deri më tani. MUZ është një projekt “i gjallë”, i cili lind dhe zhvillohet në mënyrë organike me misionin që ka. Performancë Arti kontemporan vizual nga artistja Suida Dushi nën tingujt e muzikës.

MUZ Tirana
MUZ Tirana

Time & Location

07 sht 2023, 8:00 e pasdites

Sarajet e Toptanasve, Rruga Abdi Toptani 10, Tiranë, Shqipëria

About the event

MUZ është një projekt “i gjallë”, i cili lind dhe zhvillohet në mënyrë organike me misionin që ka. MUZ ka lindur në vitin 2022, kur zhvilluam eventin e parë pranë Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë dhe ku fokusi ishte promovimi i rasteve klinike të veçanta mjekësore nëpërmjet artit kontemporan vizual nga artistja nga Diaspora, Suida Dushi. MUZ do të vijë me një mision më të gjerë këtë vit, ku çdo vepër artistike do t’i përshtatet trashëgimisë kulturore të qyteteve ku do të zhvillohet, ritmit të qytetit, frymës njerëzore, ngjyrave, ndjesive, të lidhura me të shkuarën e largët dhe të tashmen. Do ndërthuren elementë shekullor dhe modern me arkitekturën dhe urbanistikën e qyteteve, falë rrjedhshmërisë së veprës së artit, që ta jep këtë mundësi. Gjithashtu do të vazhdojmë të promovojmë mjekësinë shqiptare dhe atë sportive nëpërmjet paraqitjes së rasteve klinike në formë artistike.

Ky event mbështetet nga Bashkia Tiranë, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Ministria e Kulturës, Alb Global Pharma, Toskani by Panacea Group, Pastiçeri Lika, Eurofarma, Nevermind dhe Noor. 

Hyrja falas! Ju mirëpresim! 

Share this event

Anchor 2
bottom of page